Ka shkuar në 11 numri i të vrarëve nga dy sulme të mbrëmshme në Hanau të Gjermanisë, raporton Bild.
I dyshuari është gjetur në apartamentin e tij, dhe sipas Bild, i dyshuari është Tobias R., transmeton Koha.net.
Rreth orës 22:00 mbrëmë i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në qendër të Hanaut në një shisha-bar ka shkaktuar viktima: pesë të rinj, përfshirë edhe një grua. E sipas Bild në mesin e viktimave kishte edhe kurdë.
E një skenë tjetër krimi është lokalizuar në 2 kilometra largësi, në distriktin Kesselstadt. Këtu, i dyshuari është gjetur i vdekur në apartamentin e tij. E sipas Policisë nuk ka të tjerë të dyshuar, derisa një tjetër ishte arrestuar mbrëmë.
Bild raporton se i dyshari ka lënë një letër rrëfimi dhe një video. Ndër të tjera, i dyshuari Tobias R., flet për nevojën për të shkatërruar disa popuj, dëbimi i të cilëve nga Gjermania nuk mund të arrihet më.
E në bazë të raportimeve thuhet se i dyshuari kishte pikëpamje të djathta.
-
Sulmi në shisha-bar në Shtutgart, lëkund sigurinë e gjermanëve
-
Në mesin e viktimave në Hanau, një grua shtatzënë, një kamarier dhe një boshnjak
-
Masakra në Hanau të Gjermanisë, motivi racist dhe rreziku nga neonazistët: Çfarë dihet deri më tani
-
Tetë të vrarë nga të shtënat në dy shisha-bare në Gjermani
-
Vritet i dyshuari për sulmin në Berlin