Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Publikohen pamje kur sulmuesi i Hamburgut gjuan me armë nga një dritare

Një video e xhiruar nga një dëshmitar okular tregon një person duke qëlluar me armë nga një dritare në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, Gjermani.

Sipas Policisë gjermane, tetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi që ka ndodhur të enjten mbrëma në këtë qendër, derisa puna hetuese në skenën e krimit po vazhdon.

Policia thotë se në vendngjarje ka gjetur një person të vdekur për të cilin dyshohet se mund të ketë qenë autori.

Motivi i sulmit po vazhdon të mbetet i paqartë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, një ish-kryetar bashkie i Hamburgut, e përshkroi sulmin si "një akt brutal dhune".