Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

20 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak turk në Gjeorgji

Aeroplani

Foto: Associated Press

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, ka njoftuar të mërkurën se të gjithë 20 personat në bordin e një aeroplani ushtarak mallrash që u rrëzua në Gjeorgji kanë humbur jetën.

Avioni C-130 ishte nisur nga Ganja, Azerbajxhan dhe po kthehej në Turqi, kur u rrëzua të martën në komunën Sighnaghi të Gjeorgjisë, pranë kufirit me Azerbajxhanin. Shkaku i rrëzimit po hetohet, raporton AP.

Një ekip turk për hetimin e aksidenteve arriti në vendin e rrëzimit herët të mërkurën dhe po inspekton rrënojat e aeroplanit, në koordinim me autoritetet gjeorgjiane, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Të martën, Agjencia shtetërore turke Anadolu citoi autoritetin e aviacionit gjeorgjian të thoshte se kontakti me avionin u humb disa minuta pasi ai kishte hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë.

Aeroplani nuk kishte lëshuar sinjal rreziku, ka thënë ajo.

Edhe Rrëzohet në Gjeorgji aeroplani ushtarak turk me të paktën 20 persona në bord Botë Rrëzohet në Gjeorgji aeroplani ushtarak turk me të paktën 20 persona në bord

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ushtarakeve.

“Në këtë rast fatkeqësie, bashkëndjejmë dhembjen me miqtë tanë turq për rrëzimin e një avioni ushtarak transportues C-130, të Forcave të Armatosura Turke, që po fluturonte nga Azerbajxhani në drejtim të Turqisë. U shprehë ngushëllimet e mia për të gjitha humbjet e pësuara nga ky aksident, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler si dhe autoriteteve turke.  Qofshin të bekuar të gjithë ushtarët e Kosovës dhe të Turqisë, në misionet e tyre fisnike për mbrojtjen e vendeve të tyre dhe të paqes”, ka shkruar Maqedonci.