Një aeroplan ushtarak turk mallrash C-130 është rrëzuar në Gjeorgji, pasi ishte ngritur nga Azerbajxhani të martën.
Besohet se të paktën 20 persona ishin në bord në momentin e përplasjes, ndërkaq nuk dihet ende numri i viktimave.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur ngushëllime për siç ka thënë "martirët tanë", teksa ekipet e kërkim-shpëtimit janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar për rrëzimin, pranë kufirit të Gjeorgjisë me Azerbajxhanin, dhe ka thënë se po koordinohej me autoritetet gjeorgjiane për të arritur në vendngjarje.
Erdogani, zyra e tij dhe ministria nuk kanë thënë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin dhe po ashtu nuk kanë dhënë numrin e viktimave.
Mediat lokale kanë thënë, pa përmendur shifra, se në bord kishte personel turk dhe azer.
-
20 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak turk në Gjeorgji
-
Turqia pezullon fluturimet e avionëve C-130, pas aksidentit ku vdiqën 20 persona
-
Putini kërkon falje për “incidentin tragjik” të aeroplanit të Azerbajxhanit
-
Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit, thotë SHBA-ja
-
Aeroplani i Azerbajxhanit u rrëzua pas “ndërhyrjes së jashtme fizike e teknike”