Linja ajrore “Azerbaijan”, aeroplani i së cilës u rrëzua në Kazakistan ditën e Krishtlindjeve, ka thënë se hetimet preliminare kanë gjetur se rrëzimi ndodhi “si rezultat i ndërhyrjes së jashtme fizike dhe teknike”.
Një zyrtar amerikan i tha CNN-it të enjten se indikacionet e para sugjerojnë se një sistem rus kundërajror mund ta ketë rrëzuar. Reuters po ashtu raportoi se aeroplani u rrëzua nga një sistem ajror rus.
Të paktën 38 nga 67 pasagjerët në bord vdiqën nga rrëzimi, kanë konfirmuar autoritetet e Kazakistanit, përfshirë dy pilotët dhe një stjuardesë.
Rusia tha se aeroplani devijoi nga destinacioni i tij fillestar në Grozny, Çeçeni, për shkak të dronëve ukrainas në zonë, si dhe mjegullës.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit, thotë SHBA-ja
-
Euronews: Raketa ruse shkaktoi rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan
-
Moska paralajmëron kundër “hipotezave” për rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan
-
Misteri mbi rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan, faji i zogjve apo i Rusisë?
-
29 të mbijetuar e 38 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan