Qeveria amerikane ka thënë se do të vendosë kufizime të vizave për zyrtarët kinezë të akuzuar për përfshirje në shtypjen e popullsisë myslimane.
Vendimi u mor pasi të hënën, qeveria amerikane sanksionoi 28 organizata kineze të lidhura me akuzat e abuzimit në rajonin Xinjiang, transmeton KTV. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ,tha se qeveria kineze kishte krijuar fushatë shumë shtypëse ndaj pakicës myslimane.
Kina i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur të pabaza. Në një deklaratë, Pompeo akuzoi qeverinë kineze për një seri abuzimesh kundër grupeve myslimane.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA vendos në listë të zezë 28 organizata qeveritare dhe tregtare kineze
-
Kina sanksionon anëtarë dhe zyrtarë të Kongresit amerikan
-
Kina njofton ndalesa të tjera ndaj entiteteve të SHBA-së
-
Kina akuzohet për mbylljen dhe shkatërrimin e xhamive
-
SHBA-ja vendos të shtrëngojë më tej eksportet e prodhimit të çipave në Kinë