Administrata Biden po punon për të forcuar më tej kufizimet në eksportimin e pajisjeve të prodhimit të gjysmëpërçuesve në Kinë, raportoi të dielën Bloomberg.
Qeveria ka informuar kompanitë amerikane për planin dhe u ka thënë atyre se pret të shpallë kufizimet që në fillim të muajit të ardhshëm.
Sipas raportit, administrata Biden planifikon të koordinohet me Holandën dhe Japoninë.
Këtë javë, qeveria holandeze tha se planifikon kufizime të reja në eksportet e teknologjisë gjysmëpërçuese në Kinë për të mbrojtur sigurinë kombëtare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, ka njoftuar se Kina ka kundërshtuar kufizimet si një mjet "për të ndërhyrë dhe kufizuar shkëmbimet normale ekonomike dhe tregtare midis kompanive kineze dhe holandeze".
SHBA-ja kishte vendosur një sërë kufizimesh eksporti në fund të vitit të kaluar, duke përfshirë një masë për të shkëputur Kinën nga disa çipa gjysmëpërçues të prodhuar kudo në botë me pajisje amerikane.
-
SHBA-ja planifikon t’i rrisë kufizimet e eksporteve të çipave në Kinë
-
Kina kritikon SHBA-në për shtrëngimin e rregullave të eksportit të çipave
-
Lufta e çipave SHBA-Kinë: Japonia merr masa për eksportin e tyre
-
SHBA, Holanda e Japonia me marrëveshje për kufizim të eksportit të çipave në Kinë
-
Kompanitë amerikane të teknologjisë s’do të ndërtojnë fabrika në Kinë për 10 vjet