Britania e Madhe pajtohet me vlerësimin e Shteteve të Bashkuara se Irani paraqet rrezik të lartë.
Londra do të punojë ngushtë me Uashingtonin përballë këtij rreziku, ka thënë sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtetet e Bashkuara kanë dërguar forca shtesë në Lindje të Mesme përfshirë një aeroplanmbajtëse dhe bombarduesit B-52. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka sinjale të qarta të kërcënimeve iraniane për forcat amerikane në rajon, transmeton rel.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Teherani është duke treguar “vetëkontroll maksimal”, dhe ka akuzuar Uashingtonin për rritje të panevojshme të tensioneve në rajonin e Gjirit Persik.
“Përshkallëzimi i Shteteve të Bashkura është i papranueshëm”, ka thënë Zarif në Tokio, pasi është takuar me homologun e tij japonez, Taro Kono.