Britania e Madhe pajtohet me vlerësimin e Shteteve të Bashkuara se Irani paraqet rrezik të lartë.
Londra do të punojë ngushtë me Uashingtonin përballë këtij rreziku, ka thënë sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar forca shtesë në Lindje të Mesme përfshirë një aeroplanmbajtëse dhe bombarduesit B-52. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka sinjale të qarta të kërcënimeve iraniane për forcat amerikane në rajon, transmeton rel.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Teherani është duke treguar “vetëkontroll maksimal”, dhe ka akuzuar Uashingtonin për rritje të panevojshme të tensioneve në rajonin e Gjirit Persik.
“Përshkallëzimi i Shteteve të Bashkura është i papranueshëm”, ka thënë Zarif në Tokio, pasi është takuar me homologun e tij japonez, Taro Kono.
-
Britania paralajmëron rreth rrezikut të konfliktit SHBA-Iran
-
Irani paralajmëron për sulme “më të gjera” pas kërcënimeve të Trumpit
-
Irani paralajmëron Britaninë e Madhe të jetë “shumë e kujdesshme”
-
A po tërhiqet edhe Britania e Madhe në luftën ndaj Iranit?
-
SHBA-ja është në “diskutime serioze” me Iranin, konfirmon Trumpi