Ambasadori iranian në Londër, Seyed Ali Mousavi, e paralajmëroi Mbretërinë e Bashkuar të jetë “shumë e kujdesshme” për t’u përfshirë më tej në luftë.
Ai tha se vendi i tij do ta kishte “të drejtën për vetëmbrojtje” po qe se Britania u bashkohet drejtpërsëdrejti sulmeve të SHBA-së e Izraelit kundër Iranit.
Ai theksoi se Irani pret që qeveria britanike dhe vendet e tjera “të jenë shumë të kujdesshme dhe shumë delikate” në veprimet e tyre.
Paralajmërimi iranian u bë pasi qeveria britanike i dha leje SHBA-së t’i përdorë bazat e saja për sulme mbrojtëse ndaj objekteve iraniane. Por, megjithëkëtë, Britania e Madhe nuk është përfshirë direkt sulme.
Mospërfshirjen britanike, ambasadori iranian e kualifikoi si gjë të mirë, pasi në të kundërtën ai tha se do të merrte pjesë në atë që e quajti agresion.
Edhe
Irani paralajmëron për sulme “më të gjera” pas kërcënimeve të Trumpit
Ai shtoi se beson që qeveria britanike ka nxjerrë mësime nga pushtimi i Irakut më 2003.
E edhe pse presidenti iranian gjatë ditës kërkoi falje për sulmet ndaj vendeve fqinje të Gjirit, Mousavi bëri të qartë se Irani do t’i vazhdojë sulmet mbi bazat amerikane në rast se goditjet ndaj tij vazhdojnë.
-
Britania i jep leje SHBA-së të përdorë bazat ushtarake për operacione në Ngushticën e Hormuzit
-
Kjo qeveri nuk beson në ndryshim regjimi nga qiejt, thotë Starmer
-
Irani i reagon Britanisë: Mos ndërhyni në punët tona të brendshme
-
Britania përballet me kërcënim të paparashikueshëm nga Irani, thotë raporti