Ministri i Jashtëm iraniain, Abbas Aragchi i ka reaguar Mbretërisë së Bashkuar duke i thënë që të mos përzihet në punët e brendshme të Iranit.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper ka thënë se dhuna ndaj protestuesve duhet të ndalet menjëherë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vrasjet dhe dhuna brutale ndaj protestuesve paqësor të Iranit është e tmerrshme. Kam folur me ministrin e jashtëm iranian dhe i kam thënë direkt që qeveria iraniane duhet ta ndalë menjëherë dhunën dhe të sigurojë që shtetasit britanikë janë të sigurt”, ka shkruar ajo.
Ministri Aragchi ka deklaruar se në bisedën e zhvilluar me telefon, i ka kërkuar Cooperit që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të shtetit.
Ai gjithashtu i ka kërkuar asaj që Britania ta mbrojë personelin e ambasadës së Iranit në Londër.
“Nëse Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta bëjë këtë, neve nuk na mbetet tjetër gjë vetëm ta konsiderojmë evakuimin e personelit”, ka thënë ai.