Paris, 27 mars – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ritheksuan dje para homologut të tyre Xi Jinping një partneritet më të ekuilibruar mes Kinës dhe Europës.
Gjatë një mini-samiti të pazakontë në Elize, krerët e dy fuqive kryesore europiane, të shoqëruar nga presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, u përpoqën të mishërojnë një front të bashkaur europian përballë ambicieve ekonomike dhe strategjike të Kinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti francez, Emmanuel Macron, që kishte ndërmarrë iniciativën e këtij takimi, nxiti Kinën që të “respektojë Bashkimin Europian”, ndërkohë që Pekini dyshohet se po përpiqet të përçaje vendet europiane nëpërmjet politikës së tij të investimeve/AFP.