Zyrtarët tajlandezë thanë se 15 kontrabandistë të dyshuar të drogës u vranë dhe rreth 2 milionë tableta metamfetamine u kapën në Tajlandën veriore pranë kufirit me Birmaninë pas një shkëmbimi zjarri me ushtarët tajlandezë.
Përplasja ndodhi kur ushtria mori një informacion për një operacion kontrabande droge në një pjesë të largët të provincës veriore Chiang Rai të Tajlandës, ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm në detyrë i Zyrës së Bordit të Kontrollit të Narkotikëve, Phanurat Lukboon.
Njësia e ushtrisë vuri re një grup prej rreth 20 personash që mbanin çanta shpine në zonë, tha Phanurat të dielën. Pasi policët i sfiduan ata, grupi hapi zjarr, tha ai.
Përplasja ka zgjatur rreth 15 minuta e asnjë zyrtar tajlandez nuk u lëndua. U gjetën 17 çanta shpine, me më shumë se 2 milionë pilula metamfetamine brenda, bënë të ditur zyrtarët.
-
Luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias vazhdojnë për ditën e tretë
-
Tajlanda paralajmëron se përplasjet me Kamboxhian mund të përshkallëzojnë në luftë
-
Vazhdojnë sulmet mes Tajlandës e Kamboxhias, mbi 100,000 të zhvendosur
-
12 shtetas tajlandezë të vrarë dhe 11 të rrëmbyer nga Hamasi
-
Tre të vrarë në një qendër tregtare në Tajlandë, i dyshuar një 14-vjeçar