Botë

Vazhdojnë sulmet mes Tajlandës e Kamboxhias, mbi 100,000 të zhvendosur

tajlanda

Foto: Associated Press

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit të tyre për të dytën ditë radhazi, teksa raportohet për dhjetëra të vrarë dhe mbi 100,000 civilë të evakuuar.

Tensionet mes dy shteteve janë ngritur prej muajsh, ndërkohë që kanë një mosmarrëveshje të kahershme për sovranitetin mbi tempullin Preah Vihear, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kamboxhias në vitet 1962 dhe 2013, por Tajlanda nuk e njeh vendimin.  

Përplasjet nisën pasi Kamboxhia filloi sulmin, e ushtria tajlandeze u kundërpërgjigj, raportoi CNN. 

Të dyja kanë lidhje të ngushta me Kinën, e cila bashkë me SHBA-në kanë bërë thirrje për depërshkallëzim.

Sipas autoriteteve tajlandeze, të paktën 14 persona janë vrarë. E, sipas atyre në Kamboxhia, të paktën një person është vrarë në mesin e disa të lënduarve.

Tajlanda paralajmëron se përplasjet me Kamboxhian mund të përshkallëzojnë në luftë

14 o. më parë / 25 kor 2025 16:07
Ushtarët tajlandezë duke patrulluar afër pikës kufitare

Ushtarët tajlandezë duke patrulluar afër pikës kufitare

Photo: Associated Press

Kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai ka paralajmëruar se përplasjet mes shtetit që përfaqëson dhe Kamboxhias, të cilat kanë shkaktuar të paktën 16 viktima dhe kanë zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz në të dyja vendet, mund të përshkallëzohen në luftë. 

Ai deklaroi se në luftime tashmë po përdoren armë të rënda dhe përleshjet janë përhapur në 12 zona përgjatë kufirit. 

Tajlanda ka akuzuar forcat kamboxhiane se kanë qëlluar drejt zonave të banuara. Nga ana tjetër, Kamboxhia e ka akuzuar Tajlandën për përdorim të bombave kasetore, të cilat janë të ndaluara në pjesën më të madhe të botës për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët.

Ministria e Brendshme e Tajlandës ka bërë të ditur se mbi 100.000 njerëz nga katër provinca kufitare janë larguar në 300 zona. Autoritetet e Kamboxhias nuk i kanë publikuar të dhënave e tyre.