Tre persona janë vrarë në një qendër tregtare në Bangkok të Tajlandës.
Katër të tjerë janë lënduar nga incidenti, duke përfshirë edhe një shtetas të huaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë i dyshuar 14-vjeçar është arrestuar pasi është dorëzuar. Ai ishte duke bartur një armë, ka thënë Policia.
Kryeministri ka thënë se situata është marrë nën kontroll dhe Policia po heton vendin e ngjarjes, shkruan BBC.
Pamje nga mediat sociale tregojnë njerëzit teksa vrapojnë në qendër, të cilët më pas janë evakuuar shumë shpejtë dhe janë mbyllur dyert.
Stacioni i metrosë afër Siamit ishte gjithashtu i mbyllur.
Dëshmitarët thanë se ata ishin fshehur brenda dyqaneve dhe tualeteve.