Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tajlandën, ku një 14-vjeçar i armatosur vrau shtatë persona përpara se t'i jepte fund jetës.
Sipas autoriteteve, adoleshenti fillimisht vrau dy gjyshërit e tij në shtëpi dhe më pas u drejtua në një shkollë, ku hapi zjarr ndaj stafit, raporton BBC.
Si pasojë e sulmit humbën jetën pesë mësues, ndërsa rreth 30 persona të tjerë mbetën të plagosur. Disa prej tyre janë në gjendje kritike.
Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, deklaroi se sulmuesi kishte ende më shumë se 30 fishekë kur qëlloi ndaj vetes.
Ai tha se sulmi ishte i planifikuar mirë, me hapa dhe objektiva të qarta. Policia bëri të ditur se arma e përdorur ishte e regjistruar në emër të gjyshit të sulmuesit.
Edhe
Shkon në 8 numri i viktimave nga të shtënat në shkollë në Tajlandë
Autoritetet zbuluan gjithashtu se 14-vjeçari kishte vrarë gjyshërit vetëm pasi kontrolluan shtëpinë e tij pas sulmit në shkollë. Hetimet për motivet e ngjarjes vazhdojnë.
Sulm në një shkollë në Tajlandë, adoleshenti vret disa mësues
Një adoleshent i armatosur është futur në një shkollë në Tajlandë të premten dhe ka vrarë disa mësues. Fillimisht u raportua se vrau edhe nxënës. Policia tajlandeze e ka paraqitur sulmin si më vdekjeprurësin në vitet e fundit atje.
I dyshuari, 14 vjeç, sulmoi shkollën pasi thuhet se vrau gjyshërit e tij në shtëpi, raportoi CNN.
Të paktën gjashtë persona në shkollë janë vrarë. Mbi 20 persona kanë pësuar lëndime, me nëntë në gjendje kritike.
Policia ka thënë se sulmuesi përdori armën e gjyshit. Vetë ai u gjet po ashtu me plagë të rënda që dyshohet se ia shkaktoi vetes.
Edhe
Shkon në nëntë numri i të vrarëve nga sulmi në një shkollë në Turqi
Zotërimi i armëve në Tajlandë është relativisht i lartë krahasuar me vendet e tjera në Azinë Juglindore.
Tajlanda renditet si vendi i Azisë Juglindore me numrin e dytë më të lartë të vrasjeve me armë pas Filipineve, sipas Institutit për Vlerësimin e Shëndetit.
Në shkurt, një mësues vdiq dhe një nxënës u plagos në distriktin Hat Yai të Tajlandës jugore, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë. Në vitin 2022, 36 persona u vranë, 24 prej tyre fëmijë, në një sulm në një qendër kujdesi për fëmijë, që besohet të jetë incidenti më vdekjeprurës i këtij lloji në vend.