Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka publikuar shifrat e fundit që tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 135 palestinezë dhe janë plagosur 312 të tjerë.
Sipas shifrave të fundit nga ministria, numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, shkon në të paktën 23 mijë e 843 dhe 60 mijë e 317 persona të plagosur, shkruan The Guardian.
Ministria e shëndetësisë në Gaza drejtohet nga Hamasi dhe nuk ka qenë e mundur që mediat të verifikojnë në mënyrë të pavarur shifrat e viktimave që janë bërë publike gjatë konfliktit.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
-
Shkon në 111 numri i palestinezëve të vrarë në 24-orët e fundit
-
Më shumë se 33 mijë të vrarë nga lufta në Gaza
-
30,000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë
-
Raportohet për 107 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orë