Një 10-vjeçar është shpëtuar afër Madridit pasi kaloi natën duke u ngjitur në një pemë për t’i shpëtuar përmbytjeve teksa Stuhia Dana goditi vendin me reshje të dendura në ditët e fundit, duke vrarë të paktën tre persona.
Djali u zhduk me nënën, babanë dhe motrën e tij kur vetura e tyre u zhyt në lumin Alberche të dielën.
Nëna dhe motra u gjetën atë natë dhe u dërguan në spital, por djali nuk u gjet deri kur dikush e pa në pemë. Kërkimet po vazhdojnë për të atin, raportoi CNN.
Reshjet në Spanjë kanë marrë jetën e të paktën tre personave në provincën Toledo pas vërshimeve.
Stuhia vjen pas një vere me të nxehtin ekstrem që ka nxitur valë të të nxehtit dhe zjarre shkatërruese. Shkencëtarët janë të sigurt se moti ekstrem do të jetë edhe më i vrazhdë dhe i shpeshtë derisa kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu zgjerohet.