Përkundër masave të marra nga kompanitë teknologjike, videoja e sulmit në Zelandë të Re është shpërndarë me shpejtësinë e dritës duke sfiduar edhe institucionet e sigurisë të cilët kanë apeluar njerëzit që mos ta bëjnë një gjë të tillë.
Tashmë, policia në Zelandë të Re ka paralajmëruar qytetarët se ata rrezikojnë 10 vite burg në rast se e shpërndajnë videon ku shihet Tarrant duke gjuajtur me armë.
“Mos e shkarko. Mos e shpërndaj. Nëse vërtetohet se ke një kopje të videos ose e ke shpërndarë atë, do të përballesh me gjobë dhe potencialisht me burg”, thuhet ne deklaratën e policisë.
Policia ka njoftuar se ka ndaluar një 18-vjeçar i cili do të paraqitet para gjykatës për shkak të shpërndarjes së videos, ndërsa është thënë se kanë bllokuar një numër të madh të faqeve të internetit pasi nuk e kishin censuruar videon.
Shërbimi Shpërndarës i Internetit në Zelandë të Re thuhet se po bën maksimumin që të fshijë të gjitha kopjet e videove të sulmit.
-
Për shpërndarje të videos së terrorit në Christchurch, një person dënohet me dy vite burg
-
Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re, në burg derisa të vdesë
-
Sulmuesit në xhamitë në Zelandë të Re nesër pritet t'i shqiptohet dënimi
-
Kërcënimi online nga e djathta ekstreme
-
Zelanda e Re jep 127 milionë euro për të blerë armët nga qytetarët e saj