Një burrë në Zelandën e Re është dënuar me gati dy vite burg sepse shpërndau videon e sulmit terrorist në xhaminë e Christchurch, ku mbetën të vrarë 51 njerëz.
Avokati i Philip Neville Arps, 44 vjeç, ka konfirmuar për CNN se klienti i tij është dënuar me burg për akuzën e shpërndarjes së materialit të papranueshëm. Ai kishte dërguar te të paktën 30 persona videon e sulmit terrorist, menjëherë sapo ngjarja kishte ndodhur edhe ishte transmentuar në ‘Facebook’-un e Brenton Tarrant, i arrestuari për vrasjet.
Dërgimi i videove që konsiderohen të papranueshme te personat e tjerë, në Zelandën e Re dënohet deri me 14 vite burg.
Artikuj të ngjashëm
-
Personi që vrau 51 myslimanë në Zelandë të Re do ta apelojë dënimin e përjetshëm
-
Singapori arreston një 16-vjeçar, planifikonte sulm në dy xhami
-
Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re, në burg derisa të vdesë
-
Burri që vrau 51 persona në Zelandë të Re kishte në plan edhe një sulm tjetër
-
Sulmuesit në xhamitë në Zelandë të Re nesër pritet t'i shqiptohet dënimi