Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, tha se në Kosovë ka pasur mungesë të guximit të të gjitha qeverive për të rregulluar me ligj çështjet që kanë të bëjnë me raportet e shtetit me komunitetet fetare.
“Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe këtë Kushtetutë në bazë të nenit 53 të kushtetutës e interpretojmë, po mendoj të gjitha dispozitat kushtetuese i interpretojmë në harmoni me të gjitha dispozitat realisht që kanë të bëjnë sidomos me lirit dhe të drejtat themelore, ne i interpretojmë në harmoni me aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, precedenti që na vjen prej Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut fatkeqësisht nuk është precedent i tillë i cili neve na shtron rrugën se si t’i rregullojmë lirit dhe të drejtat që kanë të bëjnë me besimin fetar lirit dhe të drejtat që kanë të bëjnë me manifestimin lirive fetare këtu, në Kosovë. Dhe kjo shkakton një problem sidomos neve si shteti i ri, ka shkaktuar probleme deri tash sidomos për faktin se secila legjislaturë deri me tash e Kosovës nuk ka pasur guxim që të ballafaqohet me këtë çështje, sikur të ekzistonte një precedent i qartë që na vjen nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe që do ti rregullonte këto çështje, atëherë ne ose legjislaturat tona, respektivisht përfaqësuesit e popullit do ta kishin pasur më lehtë që këto çështje ti rregullojnë me ligj, sepse për çdo pakënaqësi që do të shfaqej nga ana e qytetarëve ata do të kishin treguar me gisht tek praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha ajo.
Nëse Kosova do të miratonte ligjin për ndalimin e përdorimit të burkës në vendet publike dhe një ligj i tillë do të kontestohej në Gjykatën Kushtetuese, Mushkolaj tha se duhet të pritet se si do ta interpretojë këtë çështje kjo gjykatë.
“Unë nuk e di qysh do të mund të nxirrej një ligj i këtillë para se të kemi ne njëherë ligj për bashkësi fetare. Në anën tjetër, fakti që e përmenda se Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut ose Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut që interpreton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e lejon një margjinë shumë të gjerë të vlerësimit në raport me shtetet individuale, kështu që shtetet anëtare nënshkruese ose shtetet që janë në juridiksion Gjykatës Evropiane për drejtat e njeriut në mënyrë shumë të ndryshme e rregullojnë këtë çështje. Ne tash, ne përshembull nëse ajo që dihet dhe duhet ta kuptojmë qe ne së pari për t’i interpretuar lirit edhe drejtat individuale ne bazohemi fillimisht në Kushtetuan tonë, dhe kjo duhet të vlejë sidomos për faktin se Gjykata Evropiane për Drejtat e Njeriut e ka lënë këtë hapësirë shumë të gjerë të vlerësimit nga ana e vet shteteve të çështjeve të tilla”, shtoi ajo.
-
Mushkolaj: Në disa segmente, Kushtetuta sa u përket të drejtave dhe lirive ka standard më të lartë se GJEND-ja
-
Mushkolaj: Kosova nuk është shtet konsociacional, Bosnja po - Ahtisaari kishte kujdes
-
Mushkolaj kritikon presidenten: Duhej të vepronte më herët për krizën institucionale
-
Mushkolaj: Beogradi i shfrytëzon vendet e garantuara në Kuvend për ta bllokuar Kosovën
-
Miftaraj: Kosova ndër shtetet e vetme që s’e ka të rregulluar statusin juridik të bashkësive fetare