Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese dhe njëra nga hartueset e Kushtetutës, Gjylieta Mushkolaj në emisionin “Konfront” në KTV, deklaroi se Ahtisaari ka pasur shumë kujdes në të drejtat që iu ka dhënë pakicave në Kosovë.
Sa i përket mos-zgjedhjes së nënkryetarit serb, Mushkolaj tha se kjo nuk do të thotë që bllokohet shteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, disa studiues, Kosovës i referohen si shtet konsociacional, mirëpo një gjë e tillë nuk është faktike. Bosnja po, mirëpo Kosova nuk ka një status të tillë, deklaroi Mushkolaj.
Krasniqi: Kushtetuesja e paparashikueshme, e ndikuar politikisht
Opinionisti Besnik Krasniqi ka thënë se Gjykata Kushtetuese prej kohësh është bërë e paparashikueshme.
Krasniqi në “Konfront” të KTV-së ka thënë se vendimet e Kushtetueses po diktohen prej politikës.
“Me fol për peshën e Gjykatës Kushtetuese, duhet me u nis nga një premisë, e që është që Kushtetuesja prej kohësh është bërë e paparashikueshme. Vendimmarrja në të është bërë e paparashikueshme, pasi ky institucion po sillet si një mjet hegjemon...Nuk po merr vendime duke u bazuar në Kushtetutë, nuk po merr vendime duke u bazuar në atë që ka vendosur paraprakisht, por po merr vendime që më shumë po diktohen prej politikës, prej subjekteve të caktuara politike që kanë pasur historikisht ndikim në gjykatë, e ndoshta edhe prej, siç e përmendi z. Sopi, urdhrave e mesazheve nga Dragodani, që mund t’u shkojnë gjyqtarëve”, tha Krasniqi.
E ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Gjylieta Mushkolaj, tha se është tepër e rëndë të thuhet kjo.
Mushkolaj tha se sa ishte ajo në Kushtetuese “kurrë në asnjë rast ai Dragodani që po e përmend, kurrë s’ka ndërhy”.
“Është ndërtuar kjo prej atyre që kanë dashur të kenë ndikim e ta mashtrojnë popullin që është dikush më i fuqishëm”, tha Mushkolaj.
Mushkolaj: Kuvendi është konstituar me zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarët “pa kompetenca”
Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj, ka thënë se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës është konstituuar. Ajo ka thënë se konstituimi është kryer me zgjedhjen e kryetarit Dimal Basha, ndërsa ka insistuar se nënkryetarët nuk kanë kompetenca sa i përket legjislaturës, deri kur ato ua delegon kryetari.
“Besoj që legjislatura e re konsiderohet të jetë e konstituuar meqenëse është zgjedhur kryetari i kësaj legjislature... Kushtetuta është relativisht e qartë dhe është e bazuar në parimet më të rëndësishme të një demokracie parlamentare. Nuk po them shtet parlamentar, por demokraci parlamentare për faktin se Kushtetuta e përcakton qartë se cilat janë detyrat e kryetarit të Kuvendit dhe cilat të kryesisë së Kuvendit. Detyrat e kryetarit janë kompetenca kushtetuese dhe politike që e bëjnë udhëheqjen e një institucioni më të rëndësishëm, të vetmit të zgjedhur direkt nga populli, e bëjnë funksional”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së.
Sipas Mushkolajt, kryetari e bën funksional Kuvendin për shkak se i ka të gjitha kompetencat për ta udhëhequr legjislaturën.
E kryesia, siç ka thënë ajo, merret vetëm me çështje administrativ të funksionimit të Kuvendit “jo si legjislaturë, por si shtëpi, si institucion”.
“Shërben si njëfarë bordi për administratën e Kuvendit. Kryesia e Kuvendit nuk ka ndonjë detyrë tjetër përveçse të kujdeset për mbarëvajtjen e punës së administratës së Kuvendit. S’ka kompetencë rreth funksionimit të Kuvendit si legjislaturë. Kushtetuta thotë qartë se Kryesia e Kuvendit merret me funksione administrative të përcaktuara me rregulloren e punës së Kuvendit”, ka thënë Mushkolaj, që ka shtuar se në Kosovë po është zor të kuptohet pavarësia dhe se më nuk ekziston korniza e UNMIK-ut e se “Kushtetuta e ka ndërruar komplet konceptin e Kryesisë”.
Ditë më parë, deputetët zgjodhën Dimal Bashën kryeparlamentare e Kuvendi nuk e zgjodhi nënkryetarin serb. Deputetët e zgjodhën nënkryetarin e komuniteteve joserbe, por nuk mori mbështetje propozimi i Listës Serbe për Sllavko Simiqin. Ai dështoi tre herë në votim. Kryetari Basha u shpreh se vendimi i Kushtetueses thotë që as për nënkryetarët një emër nuk mund të votohet mbi tre herë. Kështu ai i kërkoi emra të tjerë Listës Serbe, por që ajo nuk ofroi. E si pasojë, Basha çoi Kuvendin në votimin përmes shortit për nënkryetarin serb. Nga 10 deputetët, përfshirë Nenad Rashiqin që s’është i kësaj partie, askush s’i mori 61 votat e kërkuara. Pa nënkryetar serb, më 30 gusht, Basha e shpalli të konstituuar Kuvendin. E në opozitë dhe në shoqërinë civile kanë vlerësuar se Kuvendi nuk ka mbyllur konstituimin. Lista Serbe tani është ankuar në Gjykatën Kushtetuese sa i përket ndarjes së votimeve për nënkryetarët e komuniteteve.