Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daka: Kuvendi nuk është i konstituuar, jemi në e gjendje jokushtetuese

Valdete Daka

Ish gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka ka thënë se vazhdimisht janë bërë shkelje nga ana e partisë në pushtet andaj sipas saj Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar.

Daka në emisionin “Konfront” në KTV është shprehur se deputetët e kësaj legjislature edhe mund të vazhdojnë punimet por gjithsesi Gjykata Kushtetuese do të vendosë për kushtetushmërinë e saj meqenëse veç është dorëzuar lënda për të.

“Kemi shkuar nga shkelja në shkelje. Ky Kuvend jo vetëm që nuk është i konstituar por për mua është komplet një farzë dhe një gjendje jokushtetuese që nga fillimi deri në fund. Deputetët mund të vazhdojnë të punojnë por gjithsesi e kemi një çështje në Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e ka obligim ligjor që të vendosë diçka lidhur me atë kërkesë që është dorëzuar sot”, ka thënë Daka

Daka ka shtuar se meqenëse nuk ka ndëshkime, nuk do të thotë që duhet shmangen afatet e përcaktuara në bazë të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ajo foli edhe për kërkesën për vendosjen e një mase të përkohshme nga ana e kësaj Gjykate.

“Me sa e kam kuptuar mirë ka edhe një kërkesë për vendosjen e një mase të përkohshme, masën e sigurisë në fakt dhe nëse i referohemi rastit të kaluar kur Gjykata e kishte aprovuar masën e sigurisë, ndoshta për të parandaluar të kqijat tjera dhe marrjen e vendimeve të tjera të cilat do të ishin në dëm të shtetit, sigurisht që do të aprovohet masa e sigurisë”, ka thënë Daka në “Konfront”.

Edhe PDK-ja konteston konstituimin e Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese LAJMET E MBRËMJES PDK-ja konteston konstituimin e Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese

Një ditë pasi kryetarja Albulena Haxhiu e shpalli Kuvendin të konstituuar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për ta interpretuar kushtetutshmërinë e procesit. 

Deputeti nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, tha se në lëndën e dorëzuar të hënën është përfshirë edhe kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme deri në marrjen e një vendimi meritor.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosovës 11 shatator

LIVE: Kuvendi dhe qeveria në Gjykatën Kushtetuese