Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, tha se në disa segmente Kushtetuta e Kosovës për sa i përket të drejtave dhe lirive individuale ka standard më të lartë se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Në disa segmente Kushtetua jonë për sa i për ketë të drejtave dhe lirive individuale, ka standard më të lartë se sa standardi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka thënë Mushkolaj.
Ajo ka thënë se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut u jep shteteve një hapësirë shumë të gjerë të vlerësimit dhe të rregullimit vetanak të raporteve midis shtetit dhe bashkësive fetare në një anë po gjithashtu dhe interpretimit dhe të drejtave të lirive dhe të drejtave individuale.
“E theksova gjithashtu se ne jemi në të njëjtën kohë të detyruar edhe ti zbatojmë instrumentet e tjera ndërkombëtare të cilat i kem në kapitullin ose që Kushtetua e jonë ja nis me ato instrumente ndërkombëtare. Në kuadër të komisioni për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, gjithashtu disa çështje që janë adresuar nga viktimat e një ligji të caktuar në Francë të dy grave për shembull, Komisioni për të Drejtat e Njeriut i OKB-së e ka vendosë çështjen komplet në mënyrë të ndryshme me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kështu që ne si shtet e kemi një hapësirë relativisht të gjerë por ne si shtet duhet të dimë ti akomodojmë interesat tona dhe duhet ta zbatojmë Kushtetutën tonë duke ja fillu prej dispozitave themelore kushtuese dhe ne si shtet do të duhet të dimë ta interpretojmë se atë që e thekson Kushtetuta se Kosova është shtet laik, çka nënkuptohet më këtë dhe Gjykata Kushtetuese nëse do të ballafaqohej me këtë problem do të duhej të na përcaktonte edhe një interpretim që do të ishte tejet sensitiv”, tha ajo në KTV.
-
Mushkolaj: Qeveritë s’kanë guxuar t’i rregullojnë çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet fetare
-
Mushkolaj: Kosova nuk është shtet konsociacional, Bosnja po - Ahtisaari kishte kujdes
-
Mushkolaj: Beogradi i shfrytëzon vendet e garantuara në Kuvend për ta bllokuar Kosovën
-
Mushkolaj: Pranimi në KiE sfidon gjyqtarët tonë e i siguron investitorët e huaj
-
LVV: Gjykata Kushtetuese e ka tejkaluar rolin e saj