Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Kush është Shkodran Pulaj, protagonisti i pazarllëqeve me gjykatës, prokurorë e policë

Shkodran Pulaj ishte arrestuar më 4 shtator 2023 si i dyshuar për drogë në Prizren. Por, ajo çfarë u gjet në telefonin e tij la në hije substancat narkotike.

Në provat e siguruara, Pulaj shfaqet si protagonist i pazareve me policë, prokurorë e gjykatës, duke luajtur rolin e “personi me ndikim”.

Përveç dyshimeve për pazarllëqe me lëndë me prokurorin Metush Biraj, “Betimit për Drejtësi” sjellë edhe tendencat e hapura të sistemit të drejtësisë për ta shpëtuar atë.

Në proces të hulumtimit të këtyre pazarllëqeve nga protagonisti Pulaj, “Betimi për Drejtësi” ka zbuluar se si gjyqtari, Artan Sejrani, mori përsipër dy raste të të akuzuarit Pulaj, edhe pse kishte qenë njëri ndër gjykatësit që kishte pasur kontakte me Pulajn.

Pse gjykatësi Serjani, nuk ka kërkuar vetëpërjashtim nga lëndët ku protagonist i akuzuar ishte Pulaj, me të cilin kishte pasur kontakte?

Pse Prokuroria e Prizrenit nuk e njoftoi kryetaren e Gjykatës së Prizrenit, se në dosjen e Shkodran Pulajt ishin gjetur komunikime mes tij dhe gjykatësit Serjani?

Edhe Gjyqtari Sejrani trajtoi dy raste të Pulajt përkundër se kishte komunikime me të BETIMI PËR DREJTËSI Gjyqtari Sejrani trajtoi dy raste të Pulajt përkundër se kishte komunikime me të

Si gjykatësi Serjani mohon kategorikisht se ka njohur dhe ka pasur kontakte me Shkodran Pulajn?

Si provat e siguruara nga “Betimi për Drejtësi” e dëshmojnë të kundërtën?

Pse gjykatësi Sejrani pas sigurimit të dëshmive në proces të hulumtimit, kërkoi vetë tërheqjen nga rasti për narkotik?