Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Çfarë lidhje kishte Pulaj me ish-shefin e Antidrogës në Prizren dhe hetuesit e tjerë?

Përveç me gjyqtarë e prokurorë, Pulaj del të ketë pasur komunikime edhe me zyrtarë policorë.

Pulaj i akuzuar tashmë për shitblerje të drogës, sipas ekzaminimeve del të ketë pasur komunikim me ish-shefin e Anti-drogës në Prizren, Enver Bujari.

Sipas përshkrimit në shumicën e rasteve komunikimi ka qenë me zë.

Së fundmi, Bujari është emëruar mbikëqyrës në Departamentin për Krimeve Ekonomike.

Përveç me Bujarin, Pulaj kishte komunikuar edhe me rreshter Bashkim Luzha.

Edhe Dështon të nisë gjykimi ndaj ish-prokurorit të Prizrenit LAJMET E MBRËMJES Dështon të nisë gjykimi ndaj ish-prokurorit të Prizrenit

Sipas përshkrimit, fillimisht më 11 tetor 2022, në ora 8 e mbrëmjes Pulaj e njofton Luzhën se një person a ka thirrur Policia, derisa Luzha i përgjigjet se tash e kanë thirrur.

Biseda e dytë mes tyre zhvillohet më 20 janar 2023, në këtë rast Luzha e pyet Pulajnt rreth emrit të një shokut të tij.

Pasi Pulaj ia tregon emrin, rreshteri Luzha i thotë që të paraqitet tek polici Agron Hoti i cili është hetues në Prizren, dhe ia konfirmon me shprehjen “në rregull asht biro”.

Përveç tre policët e apostrofuar, ekspertiza nxjerr edhe një polic të katërt.
Më 2 gusht 2023 në ora 8 të mbrëmjes Pulaj flet me hetuesin Urim Kukaj, të cilin e njofton se një personit me emrin Malsor Fanaj i ka humbur letërnjoftimi.
Kukaj e pyet nëse ka aplikuar dhe i thotë se nesër do të kryhet.

Tutje, i thotë që Fanaj të shkoj ta marrë pasi nuk ka shkuar dhe të mos intervenoj kur nuk shkojnë ta marrin.

Komunikim tjetër del me zyrtarin policor Nezir Pulajn, të cilin e informon për një rast kanosje në fshatin Zhur.

Të pyetur nëse janë duke u zhvilluar hetime nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe cili është versioni i katër policëve se çfarë komunikime kanë pasur me Pulajn, nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit kanë thënë se nuk kanë informacione.

Edhe Çka fliste Pulaj për prokurorët Musli Gashi, Ervehe Gashi dhe Shpend Binaj? BETIMI PËR DREJTËSI Çka fliste Pulaj për prokurorët Musli Gashi, Ervehe Gashi dhe Shpend Binaj?

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se  rasti ne fjale është trajtuar nga Drejtoria e Hetimit te Trafikimit me Narkotik. Kjo drejtori vepron ne kuadër te Drejtorisë se Përgjithshme te Policisë ne Prishtinë. Ne nuk i kemi këto te dhëna  lidhur me përfshirjen e zyrtareve policor te përmendur. Bazuar ne procedurat e punës sonë ,  nëse pretendimet e juaja janë te sakta, atëherë drejtoria qe e  ka hetuar rastin , lidhur me këto pretendime i drejtohet IPK-s me kompetencë”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit.

Mirëpo, Inspektorati Policor i Kosovës nuk ka konfirmuar pranimin e këtyre informacioneve dhe ndërmarrjen e veprimeve.