Pak minuta para se të ftohej Nurtene Deva për intervistim Halil Bajrami dhe Bashkim Bellaqa nuk pranuan t’i bëjnë pyetje.
“Pasi që në radhë është profesoresha e nderuar Nurtene Deva për intervistim, ju e dini që në mbledhjen e kaluar personalisht kam qenë kundër përfshirjes në listën e intervistës për shkak se kam vlerësuar dhe po e vlerësoj edhe sot se është në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e konkursit. Unë po ndijë obligim që të njoftoj këshillin që unë abstenoj sot për t’i bërë pyetje profesoreshës”, deklaroi Bajrami.
Pas Bajramit, edhe Bashkim Bellaqa deklaroi se nuk dëshiron t’i bëjë pyetje kandidates Nurtene Deva.
“Edhe unë nuk do të marrë pjesë, do të thotë në aspektin e bërjes pyetje për profesoreshën Nurtene Deva duke marrur për bazë ligjshmërinë nuk është trajtuar siç duhet kështu që prej meje nuk ka pyetje”, tha Bellaqa.
Mirëpo, abstenimet e Bajramit dhe Bellaqës ngjallën reagimin e anëtarit nga radhët e ministrisë, Ylber Januzaj.
Ai u propozoi kolegëve të tij që në rast se kanë diçka për të thënë të shkojnë në emision.
“Mua po më vjen keq prej kolegëve të mi para kamerave pse po e shfrytëzoni rastin nëse keni nevojë me fol shkoni në emision folni. Na tregut edhe javën e kaluar që jeni kundër kështu që nuk kanë nevojë me u diskutu temat që i kemi shtjerrë, sot është përcaktuar rendi i ditës, ka dikush diçka shkon në emision edhe flet”, u shpreh Januzaj.
Edhe
Gjatë intervistimit të kandidatëve për rektor, Këshilli Drejtues shkeli Ligji për Arsimin e Lartë
Dy anëtarët, Halil Bajrami dhe Bashkim Bellaqa përveç abstenimit për t’i bërë pyetje gjithashtu nuk e pranuan propozimin e Ylber Januzajt për të qenë pjesë e Komisionit për Zbatimin e Votimit dhe Numërimit të Votave.
“Faleminderit profesor, por unë nuk dua të jem pjesë e këtij komisioni ka me të ri këtu, kështu unë tërhiqna nga propozimi i profës Ylber”, u shpreh Bajrami.
“Edhe unë tërhiqem. Nuk dua të jem pjesë e këtij komisioni”, tha Bellaqa.
“Kontrabandimi” i rektores në Universitetin e Mitrovicës
E dënuara me vepër penale të korrupsionit nga Gjykata Themelore në Mitrovicë tashmë është në krye...-
Kundër raportit të Komisionit për Devën ishte anëtari i KD nga radhët e Ministrisë, Ylber Januzaj
-
Bajrami: Mbështetja nga qytetarët nuk më është dhënë për t’ia zgjatur pushtetin Kurtit
-
Pakënaqësi e akuza brenda LDK-së pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë
-
Bajrami: Nga zyra m’u kumtua që jam numër 12, pas atyre që e luftuan LDK-në