Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Nga zyra m’u kumtua që jam numër 12, pas atyre që e luftuan LDK-në

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi nuk u përfshi në 10-shen e parë në listën e kandidatëve për deputet.

Bajrami ka thënë se nga zyra e LDK-së i është kumtuar se do të jetë me numër 12 në listë, siç tha pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar këtë parti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prej se jam në politikë, e zgjedhur deputete shtatë herë, kam qenë, jam dhe do të jem në LDK. Kam qenë këtu në ditë të mira e në ditë të vështira. Nuk e kam braktisur LDK-në për interesa personale dhe nuk e kam parë asnjëherë si stacion të përkohshëm politik. Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale”, ka shkruar Bajrami në reagimin e saj në Facebook.

Ajo ka thënë se kjo gjë nuk paraqet problem pasi LDK-ja është më e madhe se çdo individ.

“Lista e LDK-së ka 110 kandidatë. Në mesin e tyre, secili prej jush mund t’i gjejë me lehtësi 10 personalitete, të denjë për t’ju përfaqësuar. Andaj, analizojeni listën dhe më 7 qershor votoni me bindje - votoni LDK!”, ka thënë Bajrami.