Hykmete Bajrami ka reaguar pak pasi KOHA raportoi se ajo ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK). Ajo ka thënë se dorëheqjen e ofroi mbi parimin se “kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme”.
“Ky veprim nuk është personal dhe as emocional, por respektim i standardit politik që LDK-ja vetë e ka ndërtuar ndër vite”, ka shkruar ajo.
Bajrami ka theksuar tutje se pas rezultateve të 28 dhjetorit, lidershipi dhe organet e partisë kanë humbur legjitimitetin prandaj duhet zgjedhje të brendshme.
“Zgjedhjet e brendshme në LDK janë të domosdoshme dhe nga situata ku gjendemi nuk na shpëton asnjë proces tjetër”, ka thënë ajo duke shtuar se përtej rezultatit të dobët zgjedhor të LDK-së, sfida kryesore për Kosovën “mbetet rreziku i përqendrimit të pushtetit absolut te një parti politike, te një person i cili, që pesë vite ka dëshmuar se interesin personal dhe atë partiak e ka para interesit të Kosovës”.
“LDK-ja ka nevojë për reflektim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen, sepse e fortë i duhet Kosovës”.
Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut
Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe...-
Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut
-
Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja për LDK-në
-
Dorëhiqet Hykmete Bajrami – kërkon të veprojë njëjtë edhe Abdixhiku
-
Bajrami: Isha në mesin e delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi
-
Bajrami: LDK-ja duhet të ndryshojë që të ringrihet