Golden Eagle Ylli e ka mbyllur stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll me fitore ndaj Proton Cable Prizrenit.
Ylli të shtunën pasdite e mposhti skuadrën prizrenase në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me rezultatin 102:97.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte ndeshje e xhiros së 28-të. Ylli pas kësaj fitoreje tani ka 43 pikë, ndërsa Prizreni nga edicioni i ardhshëm do të bëj gara në kategorinë e dytë. Prizreni i fundit ka grumbulluar vetëm 33 pikë.
Për skuadrën suharekase që është në formë të mirë, kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi.
Bashkimi dhe Trepça kanë siguruar gjysmëfinalet pasi do të përfundojnë në dy vendet e para.
Në plejof do të luajnë edhe Ylli, Prishtina, Peja dhe Vëllaznimi nga faza e çerekfinales.
Të dielën do të mësohen pozitat përfundimtare të skuadrave. Peja luan ndaj Bashkimit nga ora 19:00, kurse Vëllaznimi e pret Sigal Prishtinën në ndeshjen që nis në orën 17:00.
Më i dalluari në fitoren e Yllit ishte Lis Shoshi me 25 pikë, 15 kërcime dhe katër asistime.
Lojë të mirë te Prizreni pati Drilon Shala me 15 pikë, 15 kërcime e katër kërcime.