Basketboll

Trepça e fiton derbin e xhiros

trepca

Trepça e ka fituar derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të mërkurën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça e mposhti Bashkimin me rezultatin 71:64. Për Bashkimin është humbja e tretë rresht.

Prizrenasit dominuan në pjesën e parë, por në të dytën mitrovicasit shfaqën dukshëm më tepër.

Mikaile Tmushiq udhëhoqi Trepçën me 20 pikë, shtatë kërcime e tri asistime. Chad Brown i kishte 11 pikë e plot 15 kërcime. Sek Henry e ndihmoi fitoren me 18 pikë, derisa Drilon Hajrizi i kishte 10 pikë e shtatë kërcime.

Dequon Lake u dallua te Bashkimi me 20 pikë e 13 kërcime. Tj Bickerstaff e mbylli ndeshjen me 14 pikë e nëntë kërcime. Bashkimi u paraqit pa dy amerikanë të lënduar, ndërsa u lëndua edhe Valon Bunjaku.

Te Trepça vazhdon të mungojë Shawn Jones.

Bashkimi tani ka shtatë fitore e tri humbje. Trepça ka gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur.