Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Shqiptarja Cubaj udhëheq Italinë drejt gjysmëfinales së Eurobasketit

Lorela Cubaj

Basketbollistja shqiptare, Lorela Cubaj, ishte vendimtare në fitoren e Italisë ndaj Turqisë, në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Greqi.

Koha e rregullt e ndeshjes dramatike përfundoi me rezultat të barabartë, 68:68, ndërsa pas vazhdimeve Italia fitoi me dy pikë dallim, 76:74.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cubaj shënoi gjashtë pikë në momentin vendimtar të sfidës në kohën shtesë, ndërsa në total ajo realizoi 16 pikë.

Italia me ekipin e basketbollisteve kualifikohet në gjysmëfinale të Eurobasketit pas 30 vitesh. Tani synon medalje.