Basketboll

Sacramento Kings përforcohet me Westbrookun

Russell Westbrook

Ish-basketbollisti më i vlefshëm i NBA-së, Russell Westbrook, ka nënshkruar kontratë me skuadrën Sacramento Kings. 

36-vjeçari Westbrook, i cili po bëhet gati ta nis sezonin e 18-të, në edicionin e kaluar luajti me Denver Nuggetsin, ndërsa pati mesatare prej 13,3 pikëve, 6,1 asistimeve dhe 4,9 kërcimeve në 75 ndeshje. 

Nëntë herë basketbollisti i “All-Starit” nënshkroi për Kingsin pasi ishte i lirë prej muajit qershor, kur Nuggets u eliminua në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit. 

Westbrook e mban rekordin në NBA për më së shumti dyshifror të trefishtë, 203 në total. Ka luajtur edhe për skuadra si Houston Rockets, Washington Wizards, Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers.