Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Peja mposhtet në Kroaci

pj

Një mbrëmje jo të mirë për skuadrat kosovare të basketbollit e kompletoi Peja.

Skuadra pejane pësoi 98:83 nga Dubrava në Kroaci, në kuadër të ligës ndërkombëtare ENBL.

Për Pejën ishte ndeshja e dytë në “European North Basketball League” dhe humbja e dytë po ashtu.

Skuadra kroate ishte tri pikë para pas çerekut të parë, ndërsa rriti epërsinë edhe për shtatë pikë të tjera në çerekun e dytë. 

Peja u kthye fuqishëm në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 26:15. Kështu rezultati pas 30 minutave lojë ishte 66:65 për pejanët. Por në çerekun e katërt Dubrava dominoi plotësisht, 33:17, për fitore bindëse.

Edhe Peja mposhtet thellë në Greqi, pëson plot 122 pikë Basketboll Peja mposhtet thellë në Greqi, pëson plot 122 pikë

Cesare Edwards ishte më efikasi te Peja me 17 pikë. Ai i kishte edhe 11 kërcime.

Nga 16 pikë i shënuan Tajh Green dhe Jordan Johnson. 14 pikë i kishte Tyron Flatten.