Klubi i basketbollit Peja e ka fituar ndeshjen e parë në ENBL.
Peja në “Karagaçi” të martën mposhti me rezultatin 96:81 skuadrën bullgare Spartak Pleven, në kuadër të ligës ndërkombëtare “European North Ballkan League”.
Ishte ndeshja e parë pas një kohe të gjatë e Pejës para tifozëve të saj në palestrën “Karagaçi”.
Peja ishte më e mirë në çerekun e parë dhe të tretë. Të parin e fitoi 28:9, kurse të tretin 29:22. Çereku i dytë përfundoi baras 25:25, kurse çereku i katërt i takoi bullgarëve me rezultat 25:14.
Skyler Tyron Flatten e ndihmoi Pejën me 21 pikë, tre kërcime e tre asistime.
Jordan Nathan Johnson, Musab Mala e Arti Hajdari e mbyllën ndeshjen me nga 13 pikë.
Te skuadra bullgare më së shumti pikë shënoi Noel Brown. Ai realizoi 19 pikë, ndërsa pati edhe tre kërcime e dy asistime.
Peja humbi dy ndeshjet e para në ENBL. Humbi si vendase në Prishtinë nga Riga Zelli e Letonisë, ndërsa më pas humbi edhe nga Dubrava në Kroaci.