Seria e finaleve të plejofit të elitës së basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Bashkimit, do të nis të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ndeshjet e finaleve do të luhen të dielën dhe të mërkurën, nga ora 19:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra që i shënon katër fitore do të shpallet kampion i edicionit aktual.
Të dyja skuadrat luajtën në finale edhe në sezonin e kaluar. Trepça e fitoi serinë finale me rezultatin 4:2.
Në gjysmëfinale, Trepça e eliminoi Pejën, derisa Bashkimi fitoi ndaj Borës.
Mitrovicasit kanë dominuar në basketbollin kosovar në vitet e fundit dhe vlerësohen favorit.
Stinorin e rregullt, Trepça e mbylli në vendin e parë dhe do të jetë vendëse edhe në ndeshjen e shtatë eventuale. Bashkimi e përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e dytë.