Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça në Prizren për titullin e tretë rresht

KB Trepça KB Bashkimi

Një edicioni shumë të gjatë mund t’i vijë fundi të mërkurën mbrëma. Bashkimi dhe Trepça e zhvillojnë finalen e katërt të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Kampionati përfundon me fitore eventuale të Trepçës. Skuadra mitrovicase është duke udhëhequr 3:0 në serinë finale të plejofit. Dhe me një tjetër fitore e siguron titullin e kampionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Trepçën do të ishte titulli i tretë rresht dhe në të njëjtën kohë konfirmim i dominimit të plotë në basketbollin kosovar në vitet e fundit.

Në finale të edicionit 2023/2024, Trepça e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultatin 3:2. Vjet “xehetarët” fituan ndaj Bashkimit me rezultatin 4:2. Dhe tani janë në pozitë të mirë që ta pëfundojnë finalen pas vetëm katër ndeshjeve. Së fundi një skuadër fitoi titullin pa e humbur asnjë finale, në vitin 2021. Ishte Ylli që e kishte mposhtur Pejën me 3:0 në serinë finale të plejofit.

Këtë edicion Trepça është shfaqur e pandalshme. Në plejof u fut pas serisë prej plot 20 fitoreve në Superligë. Në gjysmëfinale të plejofit e humbi një ndeshje nga Peja, por bëri vend në finale me rezultatin 3:1.

Dhe në finale ndaj Bashkimit fitoi dy ndeshjet në “Minatori” dhe ndeshjen e tretë në Prizren.

Bashkimi ishte rivali i madh i mitrovicasve gjatë gjithë edicionit, por i ka mposhtur ata vetëm në përballjen e parë kampionale. Tashmë skuadra e Adis Beqiragiqit është në seri 7:0 ndaj Bashkimit. Në këtë seri përfshihet edhe finalja e Kupës së Kosovës.

Pas riorganizimit, që përfshiu angazhimin e trajnerit Beqiragiq, lojtarëve më të mirë vendorë dhe lojtarëve cilësorë të huaj, Trepça ka mbledhur trofetë. Pos dy titujve, ka fituar edhe pesë kupa rresht të Kosovës. Skuadra me seli në “Minatori” ka fituar edhe dy trofe të Superkupës dhe po ashtu Ligën Unike.

Një tjetër trofe i çmuar po u “buzëqesh” mitrovicasve.