Biletat për ndeshjen e gjashtë finale të plejofit në basketboll mes Trepçës dhe Bashkimit dalin në shitje në ora 12:00. Por në afërsi të palestrës “Minatori”, buzë lumit Ibër në Mitrovicë, të mërkurën paradite tashmë janë dhjetëra tifozë që presin për biletë – pra gati tri orë më herët.
Interesimi në Mitrovicë është shumë i madh për ndeshjen Trepça - Bashkimi, që mund ta vendosë garën për titull të kampionit të Kosovës në basketboll.
Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 19:00.
Trepça po udhëheq 3:2. I mjafton fitorja sonte për t’u shpallur kampion për të dytin vit radhazi.
VIDEO: