Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar të hënën për fyerjen e shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Ndeshja u zhvillua në fundjavë në Kumanovë, ndërsa fyerjet janë dënuar nga shumë palë në Kosovë, Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut.
"Federata e Basketbollit e Kosovës është shumë e shqetësuar me gjuhën fyese dhe ofenduese të përdorur gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2027 ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Rumanisë. Ofendimet e rënda ndaj shqiptarëve në këtë ndeshje të basketbollit nuk paraqesin vlerat sportive dhe njerëzore, e këto sjellje nuk kanë vend në tribuna. FBK dënon gjuhën ofenduese të përdorur ndaj shqiptarëve dhe beson se do të merren masat ndaj akterëve të këtyre sjelljeve të pahijshme. Basketbolli duhet të jetë vend i bashkimit e jo ndarjes dhe urrejtjes", shkruan në reagimin e FBK-së.
-
Edhe Komiteti Olimpik dënon fyerjen e shqiptarëve në Maqedoni V.
-
FIBA fillon hetimet për fyerjet ndaj shqiptarëve në Maqedoni të Veriut
-
Thirrje antishqiptare në Kumanovë, reagon Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut
-
Reagon FBK-ja, dënon sjelljet e shikuesve në Pejë e Mitrovicë
-
Huliganët e Vardarit fyejnë shqiptarët në ndeshjen ndaj Bashkimit