Komiteti Olimpik i Kosovës ka dënuar fyerjen e shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit Maqedoni Veriore - Rumani.
Sipas KOK-ut, veprimet e tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat olimpike.
"Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër gjuhën fyese, urrejtjen etnike dhe ofendimet e tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve, gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë. Veprimet e tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat themelore të lëvizjes olimpike, të cilat promovojnë respektin, barazinë dhe solidaritetin mes popujve. KOK u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, që të ndërmarrin masa konkrete ndaj gjuhës së urrejtjes dhe autorëve të këtyre sjelljeve të dënueshme, që nuk kanë vend në ngjarjet sportive", shkruan në reagimin e shtëpisë olimpike të Kosovës.
-
FBK-ja reagon për fyerjen e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut
-
Osmani: Të papranueshme thirrjet antishqiptare në ndeshjen në Kumanovë
-
Thirrje antishqiptare në Kumanovë, reagon Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut
-
Siljanovska-Davkova: Të turpëruar nga thirrjet antishqiptare në Kumanovë
-
FFM-ja fton tifozët e Shkëndijës të shmangin fyerjet