Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Drilon Hajrizi i përgjigjet Pejës

dr hj

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka reaguar përmes një shkrimi pasi klubi i basketbollit Peja e akuzoi se ka fyer bankën dhe skuadrën pejane.

Hajrizi ka shkruar se nuk ka sharë. Ka shtuar se e ka “ofenduar në shenjë revolte njërin prej orkestruesve të sharjeve në kor ndaj meje në Pejë, por assesi lojtarët e aq më pak klubin”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kontributi im për KB Pejën është i madh. Atë e dijnë tifozët e vjetër, Shqiponjat e vërteta. Këta që janë vërsulur ndaj meje, duan që kështu të zhvendosin vëmendjen dhe të fshehin palarat e tyre. Në vend se të merreni me këto marrina ma ktheni borxhin prej 15 mijë eurove. Ja sharjet e orkestruara në kor ndaj meje. Paramendoni, ndaj njeriut që dha aq shumë për klubin e KB Pejës!”, ka shkruar Hajrizi. 

Hajrizi postimit ia ka bashkuar dy video ku dëgjohen sharje në baza familjare, në kor të shikuesve pejanë, ndaj tij.

Lexo përditësimet tjera
basket

Peja reagon për Drilon Hajrizin

Përmes një komunikate, Peja ka reaguar të premten për një veprim të Drilon Hajrizit në ndeshjen...