Klubi i basketbollit Bashkimi do t’i zhvillojë në Prishtinë përgatitjet e fundit për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës kundër Trepçës.
Finalja zhvillohet të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Ndeshja nis në ora 19:00.
“Nga sot nisin stërvitjet në Pallatin e Rinisë, ku ekipi po përgatitet me intensitet për finalen e madhe të Kupës së Kosovës. Lojtarët janë të motivuar dhe të gatshëm të japin gjithçka nga vetja”, shkruan në njoftimin e Bashkimit.
Trepça është fituese në fuqi e Kupës. Trofeun e Kupës e ka fituar shtatë herë. Bashkimi e ka fituar vetëm një herë Kupën në vitin 2001.
Artikuj të ngjashëm
-
Trepça për herë të katërt rresht, apo Bashkimi pas më shumë se dy dekadash?
-
Bashkimi synon ta shfrytëzojë momentin jo të mirë të Trepçës
-
Shtyhet ndeshja e Superkupës në basketboll
-
Ndeshja e Superkupës në basketboll zhvillohet në Rahovec
-
Mobilizimi i Bashkimit, sinjal për dy përballje tjera të zjarrta