Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Shtyhet ndeshja e Superkupës në basketboll

basketboll

Trepça e Bashkimi është dashur të përballen të martën mbrëma në ndeshjen për Superkupë të Kosovës në basketboll.

Por të hënën Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja është shtyrë dhe do të zhvillohet më 29 apo 30 shtator. Vendi mbetet i njëjtë – palestra “Mizahir Isma” në Rahovec.

“Bordi i FBK-së ka miratuar kërkesën zyrtare të Komunës së Rahovecit për shtyrjen e ndeshjes, e cila ishte planifikuar të zhvillohej nga ora 19:00. Kërkesa e Komunës së Rahovecit është parashtruar për arsye teknike dhe organizative, me qëllim të sigurimit të kushteve të nevojshme për organizimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të finales”, ka njoftuar FBK-ja.

Klubet vetëm të dielën janë njoftuar se ndeshja për trofe nuk do të luhet të martën.