Tashmë është zyrtare. Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll në mes të Trepçës dhe Bashkimit do të zhvillohet më 18 shkurt në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Vendimin e mori Bordi i FBK-së, pasi klubi rahovecas shprehu interesim për ta organizuar finalen.
Bordi po ashtu ka vendosur që shitja “online” e biletave të fillojë nga çerekfinalet e plejofit në Superligën e meshkujve.
Përzgjedhës i Kosovës A në konkurrencë të femrave është zgjedhur Lorik Kllokoqi, kurse ndihmës i tij, Laberion Ibrahimi.
Janë caktuar edhe përzgjedhësit e grupmoshave të reja.