Gjyqtari serb i basketbollit, Urosh Nikoliq, është arrestuar. Gjatë kontrollimit, gjyqtarit 39-vjeçar iu gjetën 250 mijë euro në apartamentin e tij.
Arrestimi i tij lidhet me një operacion ndërkombëtar policor në lidhje me dyshimet për lidhje me një grup të organizuar kriminal, shkruan gazeta serbe “Blic".
Nikoliq ka ndarë drejtësi në ndeshje të rëndësishme, ndër të tjera në Euroligë që nga viti 2019.
Federata e Basketbollit e Serbisë ka suspenduar gjyqtarin Nikoliq.
“Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Serbisë suspendoi gjyqtarin Urosh Nikoliq për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer një shkelje, për të cilën mund të shqiptohet një gjobë dhe me përjashtim të gjyqtarit të basketbollit. Vendimi do t’i paraqitet Komisionit Gjyqësor për procedura të mëtejshme disiplinore, bazuar në Rregulloren Disiplinore të Federatës së Basketbollit të Serbisë”, shkruan në vendimin e Federatës së Basketbollit të Serbisë.
“Telegraf” shkruan se Nikoliq kishte marrë shumë vendime të diskutueshme gjatë karrierës së tij, një nga më të habitshme ishte vendimi për të larguar gruan e presidentit aktual të Federatës, Nebosha Çoviq, nga një palestër e basketbollit.
-
Krimineli i vdekur Mladiq dhe Dodiku trazojnë sportin në Bosnjë-Hercegovinë
-
Koci: Qytetari nga Kosova pretendon se u detyrua t'u japë 2000 euro policëve serbë për të shmangur arrestimin
-
Arrestohet arbitri i UEFA-s, dyshohet për sulm seksual
-
Sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes së futbollit, arrestohet
-
“Shpërthimi” i Beqiragiqit bëhet lajm në mediat boshnjake