Është arrestuar një arbitër i UEFA-s të martën. Ai dyshohet për sulm seksual ndaj një djali pas një ndeshje evropiane në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan “The Sun”.
Gjyqtari u akuzua për prekje të padëshiruar dhe për përpjekje për ta joshur adoleshentin të shkonte në dhomën e tij të hotelit para ndeshjes evropiane.
Policia ka nisur një hetim.
“Me sa duket, ai kishte filluar të fliste me një djalë në një pjesë publike të hotelit. Ai akuzohet se e ka prekur dhe ngacmuar djalin kundër dëshirës së tij dhe është përpjekur ta joshë të hyjë në dhomën e tij. Është tronditëse dhe krejtësisht e papërshtatshme nëse është e vërtetë”, ka thënë një burim i The Sun.
Emri i arbitrit nuk është bërë i ditur.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes së futbollit, arrestohet
-
Norvegjezët e Vikingut akuzojnë Hoxhën për racizëm
-
Arrestohet një gjyqtar, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Është futboll, jo PlayStation – shefi i arbitrave të UEFA-s për VAR-in
-
Akuza e re: E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA kur ai ishte pjesë e saj