Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

UEFA heton incidentin në ndeshjen Irlandë–Izrael

UEFA

UEFA ka nisur hetim për një incident që dyshohet që ka ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet Irlandës dhe Izraelit. Një pjesëtar i stafit irlandez pretendohet se është pështyrë nga një lojtar izraelit.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në tunel, gjatë pushimit mes pjesëve, kur lojtarët dhe pjesëtarët e dy ekipeve po largoheshin nga fusha.

Sipas raportimeve, pjesëtari i stafit të Irlandës, Damien Doyle, është përfshirë në incident dhe ka pretenduar se është pështyrë nga një futbollist i Izraelit. 
Federata izraelite e futbollit i ka mohuar këto pretendime.
UEFA ka caktuar inspektor të Etikës dhe Disiplinës për të shqyrtuar raportet lidhur me rastin. Pas përfundimit të hetimit, organet përkatëse të UEFA-s do të vendosin nëse ka pasur shkelje të rregulloreve disiplinore dhe nëse do të merren masa.
Ndeshja, e zhvilluar në Serbi, përfundoi me rezultatin 1:1.