Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni që keni pritur

Kur bëhet fjalë për Volkswagenin, të gjithë sytë janë te ardhja e afërt e modelit VW ID.Buzz, të cilin tregu e ka pritur prej vitesh.

Në Evropë është planifikuar lansimi më 9 mars, dhe më pas mini-busi do të ketë debutimin në Austin, SHBA. Ky model pritet të ketë shitje të mëdha në SHBA.

Kur bëhet fjalë për Evropën, këto ditë janë shfaqur informacione për çmimin e mundshëm. Automobilvoche mësoi nga burimet e saja në VW se çmimet do të jenë shumë të ngjashme me ato multiven, pra rreth 60 mijë euro.

Përveç kësaj, kombinuar me stimujt e qeverisë, çmimet në Gjermani mund të bien më afër 50 mijë eurove. Për ta porositur duhet të prisni deri në muajin maj.