Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

“Dështimi” i Volkswagenit në Kinë me modelin e ri

Volkswagen ID.7 Vizzion doli në shitje më 15 dhjetor në Kinë me një çmim prej 30.600 euro. Pavarësisht çmimit të përgjysmuar krahasuar me kontinentin evropian, Volkswageni nuk ia ka arritur të depërtojë në tregun kinez me modelin e ri.

Modeli elektrik ka vetëm 300 porosi deri më tani, sipas një raporti të “CarFans”.

VW ID.7 u zbulua në prill në “Motor Show” në Shangai, që do të thotë se blerësit potencial e dinin saktësisht se çfarë të prisnin.

Agjencia kineze e kërkimit të sjelljes së konsumatorëve, “CarFans”, është e specializuar në publikimin e studimeve që zbulojnë performancën e shitjeve të modeleve të caktuara dhe një raport mbi ID.7 thotë se vetëm 300 porosi janë regjistruar në tregun kinez.

Një në çdo 20 vizitorë bleu veturën. 80-90% e klientëve janë meshkuj, dhe mosha mesatare është 40 vjeç.

Artikuj të ngjashëm