Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni planifikon 3 versione të furgonit ID Buzz

Volkswageni planifikon të lansojë tre versione të ndryshme të furgonit të saj të ardhshëm ID Buzz tërësisht elektrik, që synon tregjet në Evropë dhe SHBA.

Në Evropë, furgoni do të jetë gjashtë-vendësh. Sediljet e pasme do të jenë të ndara individualisht dhe do të kenë një ekran të veçantë informacioni për secilin pasagjer.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SHBA do të ketë një version të përqendruar në klientët që udhëtojnë vetëm ose në grupe të vogla. Do të ketë vetëm katër sedilje - dy përpara dhe dy nga ana e pasme.

Versioni i tretë, ID Buzz Cargo, do të jetë një furgon komercial, kryesisht i drejtuar kompanive të shitjeve online, të cilat po rriten për shkak të blerjeve në internet.

ID Buzz pritet të shitet në fund të vitit të ardhshëm në Evropë dhe në vitin 2024 në SHBA.